LAJMI I FUNDIT:

Blogeri rus përgënjeshtron Kremlinin: Historia për vrasjen e 600 ushtarëve ukrainas është mashtrim, as ndërtesa nuk është goditur

Blogeri rus përgënjeshtron Kremlinin: Historia për vrasjen e 600 ushtarëve ukrainas është mashtrim, as ndërtesa nuk është goditur

Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdimisht po i ndërpresin sulmet ruse në Bakhmut dhe qytetet e tjera në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, ka bërë të ditur sot Kievi pas pretendimeve të Kremlinit se 600 ushtarë ukrainas janë vrarë – deklaratë kjo që është përgënjeshtruar nga një bloger rus.

Rusia dje ka kryer shtatë sulme raketore, ka njoftuar zyra e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase. Gjithashtu është bërë e ditur se forcat ukrainase kanë ndërprerë sulmet ruse në 14 vende të ndryshme – përfshirë Bakhmutin, transmeton Telegrafi.

“Bakhmuti po mbahet, pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Edhe pse pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse, ushtarët tanë po i ndërpresin sulmet e vazhdueshme dhe përpjekjet për avancim”, tha Zelensky në video-adresimin e tij më të fundit.


Zelensky sërish ka dënuar siç ka thënë mossuksesin e Rusia të respektojë armëpushim që e shpalli në prag të festës.

“Rusët granatuan Khersonit menjëherë pas festës”, shtoi presidenti ukrainas duke folur në qytetin në jug të vendit, nga i cili forcat ruse u larguan muaj më parë.

Në anën tjetër, blogerët ushtarakë rusë kanë përgënjeshtruar pretendimet e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se kanë vrarë 600 ushtarë ukrainas në një sulm.

“Po flasim për mashtrim. Nuk e kam të qartë, kush dhe nga cila arsye vendosi të thotë kështu – pra se 600 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën në një objekt kur ajo ndërtesë nuk është goditur fare, madje atje ka akoma energji elektrike”, tha në Telegram një bloger rus që përdori nofkën Military Informant. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori