LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve – tanimë ato eksportohen kudo në botë

Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve – tanimë ato eksportohen kudo në botë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE.

Kjo u bë e ditur pas takimit me dy sipërmarrësit e suksesshëm nga Peja, Ramiz Kelmendi dhe Blerim Devolli.


“Në Pejë, me bashkëpunëtorë takuam dy sipërmarrësit e suksesshëm, Ramiz Kelmendin dhe Blerim Devollin, të cilët me aktivitetin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, i uruam suksese me shpresë që ky vit do të jetë më dinamik dhe më frytdhënës!”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kualiteti i prodhimeve vendore ka avancuar sikurse edhe eksporti i tyre në BE.

“Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndryshe, jo shumë biznese nga Kosova arritën që përmes lehtësirave që krijoi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) të depërtojnë në tregun e gjerë të Bashkimit Evropian.

Afaristë nga Kosova thonë se konkurrimi i produkteve nga Kosova me produktet e shteteve të zhvilluara, nuk është proces i lehtë.

MSA-ja, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. Kjo marrëveshje u hapi rrugë bizneseve të Kosovës, në veçanti atyre prodhuese për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milionë banorësh.

Prodhuesit në Kosovë në vazhdimësi kanë theksuar se përballen me problem të shumta si tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, ekonomia joligjore, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, jostabiliteti me energji elektrike, konkurrenca jo e barabartë.

Kosova vazhdon të ketë një industri jo konkurruese të prodhimit. Deficiti i lartë tregtar përbën një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (11.2%) në muajin nëntor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milion eurosh, krahasuar me deficitin prej 361.1 milion Eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.6%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2022 kishte vlerën 73.9 milion Euro, ndërsa importi 475,4 milion Euro, që është një rritje prej 4.6% për eksport dhe 10.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori