LAJMI I FUNDIT:

Mrekullia në Kupën e Francës, skuadra nga kategoria e gjashtë eliminoi atë elitare Clermont: Fitim Isufi nga Kosova protagonist në fitoren e Koenigshoffen, tregon dhuratat që mori nga Rashani

Mrekullia në Kupën e Francës, skuadra nga kategoria e gjashtë eliminoi atë elitare Clermont: Fitim Isufi nga Kosova protagonist në fitoren e Koenigshoffen, tregon dhuratat që mori nga Rashani

Garat e Kupës në futboll gjithmonë rezervojnë ndonjë befasi shumë të këndshme.

Në kuadër të rrethit të 1/32 në Kupën e Francës, befasia më e këndshme padyshim që ndodhi në sfidën Strasbourg Koenigshoffen – Clermont, ku vendasit luajnë në kategorinë e gjashtë franceze, derisa Clermont në Ligue 1.

90 minutat në këtë ndeshje janë mbyllur me rezultat të bardhë 0-0, derisa pas ekzekutimit të penalltive vendasit fituan me rezultat 4-3.


Përderisa te Clermont të gjithë njohin reprezentuesin kosovar Elbasan Rashani, te vendasit u paraqit Fitim Isufi, një djalosh nga Gjilani që viteve të fundit ka emigruar për në Francë.

Fitim Isufi

Mesfushori luan për Strasbourg Koenigshoffen dhe ditën e djeshme ishte titullar ndaj Clermontit, derisa qëndroi në fushë për 73 minuta.

23-vjeçari në një prononcim për Telegrafin tregon për gjithçka që ndodhi në ndeshje, ku fillimisht tha se kishte paraparë se mund të befasonin Clermontin.

“Ndeshja ka qenë fantastike nga ana jonë, kemi qenë mirë të vendosur në fushë dhe i kemi aplikuar të gjitha ato që trajneri ka kërkuar nga ne gjatë stërvitjeve. Diferenca mes dy ligave ku luajmë ne dhe ku luan Clermont u vërejt shumë në aspektin fizik, sidomos në 15 minutat e fundit arritëm të shkaktojmë befasi në penallti”, deklaroi Isufi fillimisht për Telegrafin.

Fitim Isufi

Ai kishte dhënë një intervistë për një medium në Strasbourg katër ditë më parë ku kishte paraparë se mund të shkaktojnë befasi.

“Katër ditë më parë kamë dhënë një prononcim para ndeshjes dhe kam thënë se si ne ashtu edhe Clermont fillojmë ndeshjen me nga 11 futbollistë dhe mund të fitojmë ndeshjen. E kam dhënë këtë deklaratë për faktin se besoj në ekipin që kemi dhe se në futboll ndodhin befasi”, vazhdoi tutje Isufi.

Isufi ka shtatë vite që ka emigurar në Francë, derisa ai hapat e parë në futboll i kishte marrë te Drita e Gjilanit nëpër të gjitha kategoritë.

Me të arritur në Francë, Isufi ka filluar të merret me futboll ku tani e shtatë vite luan rregullisht edhe pse fatkeqësisht deri më tani në ligat më të ulëta.

“Me të ardhur në Francë kam filluar të luaj futboll ku fillimisht në grupmoshat U19 me ekipin AS Pierrots Vauban. Pastaj kam vazhduar me ekipin e parë ku kam luajtur në katër sezone në ligën e katërt të Francës”, tha Isufi. Ai kishte ndërprerë karrierën si futbollist në vitin 2019 pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar, por u rikthye në vitin 2021.

“Në vitin 2019 e lash futbollin shkaku i një lëndimi që pësova, por në 2021 u riktheva ku kam luajtur në të njëjtën ligë me klubin ku jam tani, patëm suksese duke u shpallur kampion i ligës, por pastaj humbëm ndeshjen e barazhit për tu ngritur një ligë më lartë. Pastaj erdhi oferta e klubit aktual dhe prej këtij viti jam pjesë e Strasbourg Koenigshoffen”, vazhdoi Isufi.

Fitim Isufi

Mesfushori defensivë tregon se ka biseduar edhe me repzentuesin kosovar Elbasan Rashani para dhe pas ndeshjes, edhe pse vushtrriasi nuk luajti fare për Clermontin në këtë takim.

“Me Elbasanin kemi diskutuara para fillimit të ndeshjes. I kam dërguar një mesazh në Instagram disa ditë para ndeshjes dhe i kam kërkuar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës”.

“Elba mu ka përgjigj menjëherë dhe më ka ardhur shumë mirë, pasi kemi biseduar para dhe pas ndeshjes, ku tema kryesore ka qenë kualifikimi për Euro 2024 i Kosovës”, tha Isufi.

Fitim Isufi dhe Elbasan Rashani pas ndeshjes

Rashani u përkujdes që t’i bëj edhe dhurata Isufit, pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumur që jam takuar me Rashanin, një futbollist që më ka lënë shumë përshtypje. Ai pas ndeshjes mi bëri edhe disa dhurata si fanella, këpucë sportive e gjëra të tjera”, tha Isufi për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori