LAJMI I FUNDIT:

Serbët në protestën në veri e quajnë Vuçiqin tradhtarë

Serbët në protestën në veri e quajnë Vuçiqin tradhtarë

Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër, siç u tha “tradhtisë së madhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Listës serbe”.

Në këtë protestë, e cila o organizua nga “Popullata e pakënaqur”, u tha se qytetarët e veriut të Mitrovicës, janë tubuar sot për të dërguar porosi të qartë se Aleksandar Vuçiq me politikën e tij, si dhe Lista serbe, nuk përfaqësojnë më serbët që jetojnë në Kosovë.

“Shprehim pakënaqësinë tonë kundër largimit të barrikadave, të cilat u hoqën pa përmbushjen e plotë të kushteve të serbëve”, u tha mes tjerash gjatë protestës.


Gjatë protestës u dëgjuan këngë nacionaliste për Kosovën dhe Millosh Obiliqin, u brohorit Serbia, si dhe protestuesit mbanin mbishkrimin “Vuçiq, Kosova nuk të dëshiron, na ke tradhtuar, nuk e duam as Asociacionin tënd, na ke shitur”.

Protesta ka zgjatur rreth 45 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të sigurisë, KFOR-i, EULEX-i, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë vëzhguar situatën nga afër. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori