LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i kënaqur me fitoren ndaj Chelseat

Guardiola i kënaqur me fitoren ndaj Chelseat

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City ishte një skuadër tjetër në pjesën e dytë pasi siguruam një fitore 1-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

City siguroi një tre pikësh vendimtar për të mbajtur presionin mbi liderët e Ligës Premier, Arsenalit, pasi tani është vetëm pesë pikë mbrapa tyre.

Me ndeshjen pa gola në pjesën e parë, trajneri i Cityt bëri një ndryshim të dyfishtë gjatë pushimit me Rico Lewis dhe Manuel Akanji që zëvendësuan Joao Cancelo dhe Kyle Walker.


Trajneri i Cityt më pas bëri një tjetër ndërrim të dyfishtë me fillimin e pjesës së dytë, me Jack Grealish dhe Riyad Mahrez që hynë dhe menjëherë dhe siguruan golin e fitores.

“Të gjithë menaxherët përpiqen të marrin vendime për të ndihmuar ekipin – ndonjëherë ju jeni duke humbur, por skuadra po luan mirë dhe pse duhet të ndryshoj kur kam ndjenjën se ata po bëjnë mirë?”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Sot, pas 20 minutash, sepse duhet t’u jepni pak kohë për të provuar, vendosa që nuk më pëlqente ajo që po shihja. Pra, pse të presim? Kështu që fola me Rodolfon dhe Enzon dhe ne thamë: ‘në rregull, duhet të ndryshojmë diçka përndryshe do të ishte më e vështirë”.

“Të gjithë mund të shihnin që nga minuta e parë e pjesës së dytë, ishte një Man City ndryshe. Dhe kjo dinamikë nga Rico i ndihmoi të gjithë të kishin lirinë e tyre. Ai e ndryshoi lojën nga minuta e parë”.

“Në pjesën e parë, gjithçka ishte e dobët dhe ne nuk mund të mbanim kontakte me anësorët apo mesfushorët sulmues dhe nuk krijuam shumë. Presioni ynë ishte aq i dobët dhe nuk ishim të organizuar mirë”.

“Të gjithë mund të luajnë më mirë, por kur Rico hyri, Rodri luajti më mirë, Kevin De Bruyne luajti më mirë dhe ai ka talentin për ta bërë këtë. Që kur jemi rikthyer, ai ka luajtur për ne dhe është bërë themelor për ne, siç po luan tani”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori