LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 39-vjeçare nga Shkupi, dyshohet për një vjedhje

Arrestohet një 39-vjeçare nga Shkupi, dyshohet për një vjedhje

Një 39-vjeçare nga Shkupi është arrestuar në Gostivar pasi ka vjedhur në një dyqan, njoftojnë nga MPB.

“Me datë 04.01.2023 rreth orës 21:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 39-vjeçaren E.J. nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.

Ajo dyshohet se është përfshirë në një grabitje të raportuar më 31.12.2022 në një objekt komercial në rrugën “Ilindenska” në Gostivar.


Gruaja është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet raport përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/