LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Kurti nuk po jep garanci që nuk e pranon Asociacionin

Sherifi: Kurti nuk po jep garanci që nuk e pranon Asociacionin

Bilall Sherifi, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është duke dhënë garanci se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se në të kaluarën sa ishte në opozitë, e kërcënonte qeverinë e atëhershme me rrëzim nëse do ta themelonin Asociacionin, kurse tash sipas tij është duke dhënë shenja se do ta bëjë vetë një gjë të tillë.

“Ai i ka pasë tri kushte, ta tërheqë nënshkrimin nga Zajdenica, nëse nuk mund ta bëjë atë të thërras referendum, ose duhet të shkojmë në zgjedhje. Nëse nuk dorëhiqet do ta rrëzojë [Qeverinë e atëhershme]”, ka thënë ai.


Sherifi u shpreh se Kurti nuk ka të drejtë morale e as politike ta themelojë Asociacionin.

“Ai nuk e ka asnjë të drejtë morale e politike, njerëzore të bëjë diçka që të tjerët i ka kërcënuar me rrëzim. Nuk mund të kërkosh referendum, të kërkosh dorëheqje dhe t’i lësh mënjanë dhe t’i zbatosh po ato politika që ke kërcënuar të tjerët”, ka thënë ai.

Për ta themeluar Asociacionin, sipas Sherifit, Kurti duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje dhe të garojë me atë premtim.

“Është thikë pas shpine për 51% të votuesve nëse e themelon Asociacionin”, ka thënë ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori