LAJMI I FUNDIT:

Therën shtatë herë me thikë të riun në Istog – policia i arreston e më pas i liron të dyshuarit

Therën shtatë herë me thikë të riun në Istog – policia i arreston e më pas i liron të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për therjen e një 25-vjeçari shtatë herë me thikë në Saradran të Istogut.

Policia njofton se të njëjtit, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës.

“Saradran, Istog 04.01.2023, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Viktima është duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për gjendjen e tij janë deklaruar nga spitali, përmes një njoftimi publik ku thuhet se pacienti ka pasur tetë plagë në kokë, ekstremite dhe pjesë të tjera të trupit./Telegrafi/