LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi gruan dhe vajzën, arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj

Sulmoi gruan dhe vajzën, arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj për dhunë ndaj gruas dhe vajzës.

Rasti ka ndodhur në ora 01:00 të mëngjesit në rrugën “Zenel Hajdini”.

Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.


Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/