Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, ka bërë një shkrim të gjatë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, të cilin e ka titulluar “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.
Dhe në një pjesë të shkrimit, ai thekson se me gjithë lojën e rrezikshme të luajtur me barrikadat javët e fundit në veri të Kosovës dhe në Serbi, gjërat “nuk janë gjithçka fatkeqësi dhe errësirë”.
Në këtë kontekst, ai ka sjellë deklaratat e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier – si dhe të një analisti serb, përcjell Telegrafi.
Lajçak më tha: “Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë”, ka shkruar Judah.
Por sipas tij, Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, ka dhënë një notë më optimiste.
“Ai më tha se, përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’.
Judah që mbulon Ballkanin për “The Economist” dhe është autor i disa librave për Kosovën dhe rajonin ka sjellë edhe një vështrim të një analisti serb, Ivan Vejvoda.
Sipas tij, pavarësisht ngecjes aktuale, “të dyja palët e kuptojnë se duhet ta bëjnë këtë (marrëveshjen), por ata ende po kërkojnë një mënyrë në të cilën ata rezultojnë të jenë pala fituese, por nuk ka asnjë fitues në këtë. Të gjithë do të humbasin diçka – ose më mirë, askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Por kjo është pikërisht ajo që ka të bëjë me kompromisin: të arrihet një situatë ku dikush shkon përpara”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje