LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Newcastle ndajnë pikët pas një ndeshje të fortë

Arsenali dhe Newcastle ndajnë pikët pas një ndeshje të fortë

Arsenali dhe Newcastle kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.

Në një ndeshje të fortë dhe me duele të shumta, asnjëherë prej skuadrave nuk ia arriti të shënonte.

Arsenali kishte dy raste të mira që në start me Bukayo Sakan dhe Granit Xhakën, por goditjet e tyre nuk përfunduan në rrjetë.


Newcastele rrezikoi në fundin e pjesës së parë me Joelinton, por ky i fundit gjuajti jashtë.

Në fundin e ndeshjes Arsenali tentoi me të gjitha forcat të shënojë, por rastet e Gabriel Martinelit dhe Eddie Nketiah nuk u kthyen në gol.

Arsenali mbetet lider me 44 pikë, ndërsa Newcastle ka 35 pikë si i treti. /Telegrafi/