LAJMI I FUNDIT:

Arsyetim dhe reflektim: Zakon i keq

Arsyetim dhe reflektim: Zakon i keq
Ilustrim

Nga: Bajram Karabolli

Zakon i keq është kur njerëzit vlerësojnë diçka vetëm kur ajo u mungon.

Vlerësojnë paratë, kur u mungojnë.


Vlerësojnë kohën, kur janë duke vdekur.

Vlerësojnë familjen, kur e humbasin atë.

Vlerësojnë të ftohtin, kur kanë vapë dhe duan të nxehtin, kur mërdhijnë.

Jetojnë me kujtimet e së shkuarës, apo me dëshirën për një të ardhme, që nuk e dinë nëse do ta arrijnë, ndërsa të tashmen e vuajnë sikur të ishin në një burg pa rrugëdalje.

Ankohen për fëmijët e vegjël dhe më pas, kur ata rriten, dëshirojnë që të ishin përsëri fëmijë. Grinden me prindërit dhe më pas, kur ata vdesin, dëshirojnë me gjithë shpirt të kthehen pas në kohë dhe t’i përqafojnë me mall e dashuri.

Ankohen për gjithçka që u mungon dhe harrojnë të shijojnë atë që kanë të tepërt.

Nuk dihet se çfarë presin të thonë: TË DUA.

Nuk luftojnë sot për atë që dëshirojnë?

Harrojnë buzëqeshjet, përqafimet dhe puthjet?

E kanë të vështirë të kërkojnë falje?

Harrojnë se mund t’u iki koha, për të bërë atë që u duhet.

Nuk dinë ta shijojnë mirë diellin, kur ai shkëlqen, po ashtu edhe shiun, kur bie shi.

Harrojnë se edhe vuajtja dhe dhimbja janë pjesë e jetës, se Shpresa të jepe forcë e të mban gjallë.

Njeriu kurrë nuk duhet ta quaj veten të vdekur, kur mund të vazhdojë të jetojë. Jeta është vetëm kjo KETU dhe TANI.

Gjithçka tjetër është iluzion.