LAJMI I FUNDIT:

Arritën me mjete të blinduara para burgut meksikan, vranë 10 gardianë e 4 të burgosur – 24 tjerë u arratisën

Arritën me mjete të blinduara para burgut meksikan, vranë 10 gardianë e 4 të burgosur – 24 tjerë u arratisën

Nëntë gardianë dhe katër të burgosur u vranë të dielën, kur sulmuesit me mjete të blinduara sulmuan burgun në Siudad Juarez në Meksikë.

Gjykata në Chivava ka njoftuar se 13 persona janë plagosur, e të paktën 24 të burgosur kanë arritur të arratisen, transmeton Telegrafi.


Sipas gjykatës, në burg arritën me mjete të blinduara, e sulmuesit e armatosur hapën zjarr mbi gardianët e burgut.

Sulmi i orëve të para të mëngjesit nxiti rrahjen mes të burgosurve dhe grupeve të ndryshme kriminale e narkodilerë, të vendosur në blloqe të ndryshme të qelive.

Forcave të sigurisë u janë dashur disa orë që ta rikthejnë kontrollin në burg, e disa minuta para sulmit personat e armatosur kanë shtënë mbi policët komunalë, gjë që solli deri te një ndjekje dhe arrestimin e katër burrave.

Më vonë sulmuesit me Hummer kanë shtënë mbi një grup tjetër të agjentëve që gjendeshin para burgut. Sijudad Juarez gjendet përgjatë kufirit Meksikë-SHBA, dhe konsiderohet si një prej qyteteve më të dhunshme në botë.

Në këtë vend prej vitesh ka pasur dhunë të paparë mes bandave rivale dhe narkokartelëve Sinaloa dhe Juarez. Në gusht pati rebelim brenda burgut që më pas u zgjerua kjo dhunë në rrugë – ku si pasojë humbën jetën 11 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori