LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet meksikane zbulojnë kafka njerëzore në një pako që do të dërgohej në SHBA

Autoritetet meksikane zbulojnë kafka njerëzore në një pako që do të dërgohej në SHBA

Katër kafka njerëzore u zbuluan brenda një pakete në një aeroport meksikan që do të dërgohej me korrier në Shtetet e Bashkuara, thanë të premten autoritetet lokale.

Kafkat u gjetën të mbështjella me letër alumini brenda një kutie kartoni në aeroportin Interkontinental Queretaro në Meksikën qendrore, thuhet në një deklaratë nga Garda Kombëtare, transmeton Telegrafi.

Pakoja ishte dërguar nga shteti bregdetar perëndimor i Michoacan – një nga pjesët më të dhunshme të vendit – dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, Karolina e Jugut, thuhet tutje.


Garda Kombëtare nuk dha detaje të mëtejshme mbi moshën, identitetin apo motivin e mundshëm për dërgimin e mbetjeve njerëzore.

Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të posaçme nga një autoritet kompetent shëndetësor, i cili nuk është marrë, sipas deklaratës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Kalo në kategori