Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një takim me gazetarë ka diskutuar rreth situatës së fundit në veri të Kosovës duke treguar mbështetjen e ShBA-ve ndaj Kosovës dhe duke ritheksuar se themelimi i Asociacioni është një obligim ligjore për Kosovën.
Hovenier tha se Kosova është shtet që ndjek zbatimin e ligjit, kështu që ShBA-ja pret që Kosova të përmbush obligimin dhe të zbatojë Asociacionin.
“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është opsionale. Është një obligim ligjërisht i obligueshëm të cilin e ka marr përsipër Kosova. Kjo është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk kanë mundësinë të vendosin se cilin obligim ligjërisht të obligueshëm do ta zbatojnë e cilin jo. Ato janë obligime ligjore. Kosova është shtet që e ndjek zbatimin e ligjit, kështu që pritjet tona janë që do të përmbush obligimin ligjor dhe ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se është në interesin e Kosovës që të bëjë kështu dhe ky është një element tjetër i kësaj përpjekje për të ndihmuar në normalizimin e raporteve me Kosovës dhe Serbisë por pa marrë parasysh Serbinë, kjo është një çështje me rëndësi për Kosovën”, ka thënë Hovernier në një takim që ka mbajtur me gazetarë.
Hovenier gjithashtu ka folur rreth situatës së fundit në veri të Kosovës dhe barrikadave të vendosura në disa rrugë atje, të cilat u larguan të gjitha gjatë ditë së premte.
Ai theksoi se është nevojitur durim dhe punë për të larguar barrikadat, duke shtuar se më e preferueshme që barrikadat u larguan në mënyrë paqësore sesa të laroheshin me forcë dhe të rezultonte më njerëz të lënduar apo në rastin më të rëndë të vrarë.
“U nevojit durim, punë të vështirë por u arrit dhe mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra si janë larguar barrikadat, me disa përjashtime sot, është shumë më e preferueshme sesa përdorimi i forcës që do të mund të rezultonte me njerëz të lënduar ose larg qoftë të vriten. Kështu, unë do të them se ka pasur përgjigje nga Qeveria e Kosovës për disa shqetësime tona dhe ka pasur gjithashtu edhe disa momente që kemi pasur qëndrime shumë të ndryshme për mënyrat më të mira për disa nga këto çështje”, ka shtuar ai.
Ai tha se mbështetja e ShBA-së ndaj Republikës së Kosovës nuk është diçka e re, pasi këtë e ka bërë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
“…Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”, ka shtuar Hovenier.
Hoevnier ka potencuar se pozicioni i ShBA-ve është shumë i qartë dhe se veri të Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe e trajtojnë ashtu.
“Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë , është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu”, ka shtuar ai. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj