LAJMI I FUNDIT:

WNC – revolucionarët e muzikës hip-hop që sfiduan fenomenet e kohës, shokët e skuadrës kujtojnë artistin Gjikla: Grupi u ndërtua mbi tekstet e tij

Foto: Ridvan Slivova/Korab Basha. Foto-kolazh: Endrti Dallaveraj/Telegrafi

Në periudhën e para-luftës, mes ritmeve tradiconale e atyre shumë pak moderne në sipërfaqe, një rrymë e re filloi të godiste skenën e muzikës vendore – një zhanër i cili sapo kishte zbarkuar në Kosovë…

Ata shiheshin si të rebeluar, me stil futuristik dhe zor të pranueshëm nga të vjetrit, por ndiqeshin me shumë interes nga të rinjtë e asaj kohe.

Pionerët e rrymës hip-hop në Kosovë kanë pasur një rrugë të vështirë para vetës, duke marrë parasysh faktin që po sillnin për herë të parë në një vend artin e interpretimit të poezive në stilin modern.


Një nga këta grupe prijëse të hip-hopit në Kosovë është W.N.C. – emërtim që rrjedh nga fjala “W-hite N-iggaz C-lan” (Klani i zezakve t’bardhë), e që më vonë u konvertua në “We Never Change” (Ne kurrë nuk ndryshojmë).

Video e dokumentarit:

Grupi në përbërje të Arlind Gjikolli, Dardan Belegut, Faton Hajredinajt e Besnik Belegut, mbeti për shumë vite në preferencat muzikore të artdashësve të rrymës hip-hop. Me shkuarjen e hershme të reperit Gjikla në amshim, WNC mbetën krahëthyer duke ngërthyer gjithë karrierën e grupit vetëm në kujtime.

Historia

Në një mini-dokumentar për Telegrafin, Dardan Belegu – Trakla, kujtoi revolucionarizmin e grupit WNC.

“WNC faktitisht po mbetet nje histori, por e bukura është që po mbetet për Kosovën, për muzikën e asaj kohe e cila vazhdon edhe sot të jetë aktuale, e që ne e kemi bërë ndoshta në ditët e para, në muajt e parë ku njerëzit e kanë parë një zhanër të veçantë, një zhanër i cili s’ka qenë në Kosovë. Gjendja e hip-hopit të asaj kohe është që në bazë të vitit ta jepë edhe rezultatin, kështu që unë mendoj që WNC ka sjell shumë muzikë edhe shumë performanca të mira për kohën të cilën ka ekzistuar”, tha Belegu për Telegrafin.

Dardan Belegu – Trakla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai tha se të bërit hip-hop në vitet e para-luftës ishte një vështirësi në vete, pasi konkurrenca e fortë nga zhanri i ‘rock’-ut – asaj që ndryshet njihet si muzikë e shtrejtë, sigurisht e bënte të veten, ndonëse ndjehet mirë që kanë pasur një konkurrencë një zhanër të tillë, që sot shquhet si zhanër elitar dhe i vlerave.

“Barrierën më të madhe e kemi pasur ‘rock’-un, muzikë e cila është e mirë dhe pëlqehet prej të gjithëve dhe edhe unë tash që kam kaluar në një moshë tjetër, ndoshta më lehtë e dëgjoj ‘rock’-un se sa një hip-hop të ditëve të sotme. Por që brenda saj është gjithmonë ajo që thonë se ‘kush e bën i pari është me rëndësi, se pastaj të tjerët vijnë dhe e kanë shumë më lehtë’” ka thënë tutje Trakla i WNC.

Edhe anëtari tjetër i grupit, Faton Hajredinaj, e cilësoi se veprat muzikore të WNC janë padyshim një histori më vete për hip-hopin shqiptar.

Mos të them si histori, por si përvojë shumë e mirë ka qenë për neve në atë kohë – një kënaqësi ka qenë. Kemi bërë muzikën të cilën e kemi dashur, domethënë jemi kënaqur për atë çfarë kemi bërë dhe për atë kohë që e kemi kaluar.

Faton Hajredinaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tekstet e thella dhe domethënëse

Dardan Belegu – Trakla, duke kujtuar historinë e grupit thotë se ajo çfarë e veçonte hip-hopin e WNC janë tekstet e thella dhe kuptimplota, të cilat mbesin aktuale edhe sot e kësaj dite.

“Unë gëzohem sepse edhe sot kam qasje në rrjetet sociale ku është prezent WNC, faktikisht në YouTube dhe gëzohem me komentet që i shoh, sidomos kënga “Qka kom pas”, është një prej këngëve e cila dëgjohet shumë shpesh. E shoh që edhe gjeneratat e reja e pëlqejnë. Domethënë po flasim për një këngë të viteve 2000 dhe prapë po vazhdon që të dëgjohet”, kujtoi Dardani.

Ai theksoi se meritor për përmbajtjen e teksteve të veçanta të grupit është rep-artisti i ndjerë, Arlind Gjikolli – Gjikla.

“Ajo çfarë e ka bërë veçantë dhe çka unë sot mundem të ndjehem krenar bashkë me grupin dhe që i ndjeri Arlindi ka lënë gjurmë të mëdhaja është muzika dhe tekstet e kombinuara në një vend. Kështu që tekstet që është shkruar nga Arlindi, kanë qenë tekste shumë të veçanta të cilat edhe sot janë për me u ulë, t’i dëgjosh me vëmendje dhe t’i zbërthesh për të nxjerrë atë se çfarë kemi dashur të themi në atë kohë”, rrëfen Belegu.

Dardan Belegu – Trakla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa Hajredinaj po ta pyesësh se cilën këngë të grupit e veçon, e ka vështirë të zgjedhë një – pasi thotë se secila prej tyre është e veçantë në virtuozitetin e saj.

“Mesazhi është gjithmonë në ato tekste, domethënë kur te dëgjon njeriu një këngë e merr vesh çfarë mesazhi ka ajo, ai tekst. Por tekstet kanë qenë të forta, edhe dëgjoj prej njerëzve që janë ende aktuale shumë tekste. Zor është të veçoj një sepse secili tekst e ka bukurinë e vet, një tekst për diçka, një për diçka tjetër. S’do mund t’i ndaja, krejt janë të mira për mua. Secili tekst e ka bukurinë e vet, e ka të mirën e vet, e ka peshën dhe domethënien e vet”, kujtoi reperi i WNC, Faton Hajredinaj.

Faton Hajredinaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjikla – humbja më e madhe për WNC

Dhjetori i vitit 2022 ishte i kobshëm për grupin revolucionar WNC dhe jo vetëm.

I gjithë komuniteti artistik mbeti në hije të errët me të marrë vesh lajmin për shkuarjen në amshim të artistit Arlind Gjikolli – Gjikla (1981-2022).

Arlind Gjiolli – Gjikla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Anëtari i WNC, Dardan Belegu, aktualisht drejtor në RTV Dukagjini i cili kishte një miqësi tejet të ngushtë me të ndjerin i cili ishte drejtor menaxhues i Telegrafit, thotë se më shumë se hip-hop, dyshen i lidhi puna e përbashkët, shoqëria e përjetshme dhe miqësia familjare.

“Historia me Arlindin (Gjiklen) neve na ka ndjekur tërë kohën. Edhe pse e kemi lënë muzikën në vitin 2005, na ka ndjekur ajo histori e punës, familjes, shoqërisë, kështu që e kemi humbur një njeri shumë të madh. Kështu që u pa edhe atë ditë kur ndodhi ajo humbja e tij, u pa edhe nga vet njerëzit, reagimet e tyre, mediat – derisa është pranuar letë ngushëllimi edhe prej vet Presidencës”, kujton Trakla.

Dardan Belegu – Trakla gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai shtoi se humbja e Arlindit ishte një humbje jo vetëm për komunitetin artistik dhe qytetin e Pejës, por për mbarë vendin.

“Arlindi ka qenë një person shumë i veçantë jo vetëm për mua, por për të gjithë të tjerët. Kështu që një humbje e një personi të tillë, nuk është humbje vetëm për familjen, nuk është humbje vetëm për shoqërinë, por është humbje për edhe vet vendin. Një njeri i cili ka dhënë kontribut, sepse edhe muzika të cilën e kemi krijuar bashkë, nuk ka qenë një muzikë e cila është bërë për t’u kënduar në diskoteka aq shumë, sa ka qenë për të përcjellë mesazhe. Mesazhet e Arlindit kanë qenë aq të veçanta që edhe sot në to e gjejmë situatën e njëjtë”, shtoi Belegu.

Në anën tjetër, edhe Fatoni tregon se e përjetoi në formën më të rëndë të mundshme lajmin e zi.

“Boll rëndë shumë rend, ne i kemi tetë ditë ditëlindjet në diferencë, e kam përjetuar shumë rëndë. Ka qenë shumë personalitet i fortë, i drejtë, karakterin e fortë, i mençuar, ka fjalë shumë por unë s’di as t’i përmend një e nga një të gjitha. Njeri i shkëlqyer, shok shumë i mirë”, tha Hajredinaj për Telegrafin.

Mesazh nga Toka…

Arlind Gjikolli (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Dy shokët e tij të skuadrës mes emocionesh dhe lotëve të cilët ishin të pashmangshëm, treguan se cilat do të ishin fjalët që do t’ia thoshin Arlindit, po t’iu jepej mundësia ta takonin edhe njëherë të vetme.

“Çka do kisha dashur t’i them Arlindit, është që ka ndodhur të shkojë në botën tjetër, por ka lënë shumë gjurmë. Edhe reagimet që kanë ndodhur atë ditë të njerëzve, fjalët e mira që janë shkruar, në një farmë forme mua më kanë bërë të ndjehem mirë, të mburrem me të, sidomos familjes së tij. Sepse për të arritur sukses dhe për të lënë gjurmë aq të mëdha, normalisht që duhet t’i mungosh familjes, kështu Arlindit do t’i thoja që nëse do ta takoja sërish: Arlind, ke lënë gjurmë të mëdha dhe mburremi me ty”, është mesazhi i Dardanit.

“Ishim përshëndet, ishim përqafuar, do ta pinim një kafe së paku. Atë e kemi pasur edhe si plan, ‘Hajde shihemi një ditë e pijmë nga një kafe’ por ja, por të paktën nga një kafe do e kishim pirë”, përfundoi Hajredinaj.

Prehu në paqe Gjikla. /Telegrafi/

Video e dokumentarit:

Disa nga këngët më legjendare të WNC ndër vite:

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori