LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi me shitjen e parcelave, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

Mashtroi me shitjen e parcelave, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Gjilan
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit M. Sh, i dyshuar për mashtrim me parcela.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi bazuar se më 29 nëntor 2021, në kohë të pa përcaktuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim të dëmtuarit E. M. dhe Z. M.

Në bazë të kontratës së shitblerjes më LRP 10868/2021 me nr. ref. 2337/2021 të datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin P.R., në fshatin Kmetovc, Komuna e Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjashtë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave N. K., F. Z., T. H., M. A., M. E. dhe F. S., të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar.


Me këto veprime i pandehuri M. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative nuk janë adekuate në këtë fazë të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Kalo në kategori