LAJMI I FUNDIT:

Rusët me vështirëshi po e përballojnë luftën, ilaçet kundër depresionit shumë po shiten

Rusët me vështirëshi po e përballojnë luftën, ilaçet kundër depresionit shumë po shiten

Boris filloi të merrte ilaçe kundër depresionit për herë të parë në jetë në fund të muajit shkurt, menjëherë pasi tanket ruse kaluan kufirin në Ukrainë.

Kryeinxhinieri 33-vjeçar në një kompani ndërtimi në Moskë kishte kaluar krizën e madhe të shëndetit mendor gjatë pandemisë së coronavirusit, pa e vizituar ndonjë mjek ose pa marrë ndonjë pilulë – por këtë herë, ai zbuloi se nuk ishte në gjendje ta përballonte.

“Sapo filloi lufta, kuptova se familja ime do të duhej të emigronte dhe se do të përballeshim me shumë vështirësi”, tha Boris, i cili kërkoi të jetë anonim.


“Nëse do të përpiqesha të zgjidhja gjithçka pa u kujdesur për veten, do të kishte përfunduar keq”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, pacientëve dhe ekspertëve të shëndetit mendor, të cilët folën për The Moscow Times, lufta në Ukrainë dhe mobilizimi “i pjesshëm” i shpallur në vjeshtë nga autoritetet ruse kanë përkeqësuar gjendjen mendore të rusëve.

Në të njëjtën kohë, Rusia është përballur me mungesa të gjera të barnave shkaku i luftës, duke i detyruar njerëzit të bëjnë përpjekje ekstreme për të marrë ilaçet që u nevojiten, transmeton Telegrafi.

Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare për normat e depresionit, një sondazh i kryer nga Universiteti Sechenov i Moskës në fillim të këtij viti sugjeroi se një në tre rus ndihej i dëshpëruar ose i shqetësuar – afërsisht në të njëjtin nivel me vitin 2020 në kulmin e pandemisë.

Përveç kësaj, rusët blenë 50 për qind më shumë ilaçe kundër depresionit në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas të dhënave nga një agjenci etiketimi dixhital.

“Për disa njerëz, mobilizimi ishte një tronditje që ndryshoi ndjeshëm gjendjen e tyre mendore. Më shumë përjetuan ndjenjën e frikës krahas ndjenjave për atë që po ndodhte”, tha psikologja Galina Laysheva.

Ndërsa reagime të tilla akute nuk zgjasin shumë, Laysheva theksoi se ato shpesh zëvendësohen nga kushte afatgjata, duke përfshirë ankthin kronik dhe depresionin.

Shpesh, rritja e niveleve të depresionit duket se lidhen me ngjarjet dramatike gjatë konfliktit.

Për shembull, rusët shpenzuan katër herë më shumë se normalja për ilaçet kundër depresionit menjëherë pas pushtimit të shkurtit dhe kërkesa për shërbime të ndihmës psikologjike u rrit pas shpalljes së mobilizimit “të pjesshëm” në shtator.

Para luftës, mungesa e gjatë e fondeve publike për shërbimet e shëndetit mendor dhe një stigmë më e gjerë nënkuptonin që shumë rusë, veçanërisht jashtë Moskës dhe Shën Petersburgut, nuk kërkonin ndihmë për çështje si këto.

Ndryshe, Rusia ka filluar pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori