LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza ndaj kunatës dhe nipit të 67-vjeçares së vdekur në Dragash, thotë se ajo u dërgua për të qëndruar në qilar

Aktakuza ndaj kunatës dhe nipit të 67-vjeçares së vdekur në Dragash, thotë se ajo u dërgua për të qëndruar në qilar

Kunata N.A dhe nipi J.A, i viktimës S.D (67-vjeçare) e cila u gjet e vdekur në fshatin Kuk të Dragash, ngarkohen se i shkaktuan dhunë psiqike viktimës, duke e nxjerrë nga shtëpia për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar).

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 21 dhjetor 2022, thuhet se më 8 nëntor 2022, në fshatin Kuk, Komuna e Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, të pandehurit N.A dhe J.A., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kryejnë dhunë psiqike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare- të dëmtuarës/kunatës dhe hallës S.D.


Aktakuza thotë se në ditën kritike, të pandehurit e nxjerrin nga shtëpia të dëmtuarën, e cila ishte e moshuar dhe me probleme mendore, duke e dërguar për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar), e kështu i shkaktojnë të njëjtës shqetësim emocional.

Me këto veprime, N.A dhe J.A., ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas informatave të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, Policia e Kosovës kishte pranuar njoftimin nga Qendra për Punë Sociale në Dragash, Organi i Kujdestarisë pranë këtij institucioni kishte konstatuar se e dëmtuara S.D nuk kishte shenja të dhunës në trup, përveç papastërisë në zonën e kërthizës.

Organi i Kujdestarisë ka thënë se kishte ndërmarrë veprime për kujdes dhe shërim ndaj të njëjtës.

Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore.

Po ashtu, Policia përmes një komunikate ka njoftuar se ka qenë një rast i hapur i dhunës në familje, ndërsa theksohet se nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar lidhur me rastin./BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori