LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 67-vjeçares në Dragash, familjarët e saj intervistohen si të dyshuar për dhunë ndaj saj

Vdekja e 67-vjeçares në Dragash, familjarët e saj intervistohen si të dyshuar për dhunë ndaj saj

Një 67-vjeçare është gjetur të hënën pa shenja jete në fshatin Kuk të Dragashit.

Ndaj të njëjtës dyshohet se është ushtruar dhunë në familje. Ndaj, Prokuroria Themelore e Prizrenit më 21 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

“Me datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), përkatësisht për dhunë psikologjike ndaj viktimës, sepse viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait të saj”, ka thënë ajo.

Mehmeti-Sejrani tutje ka treguar se janë intervistuar anëtarët e familjes, me të cilët ka jetuar viktima.

“Rrjedhimisht, rasti është nën hetime”, ka shtuar ajo.

Nga Prokuroria e Prizrenit kanë treguar se prokurori kujdestar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sepse janë vërejtur disa shenja në trup.

“Pas raportit të IML-së dhe konstatimit të tyre do të veprohet më tutje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar të hënën se viktima kishte raportuar edhe më herët për dhunë në familje.

“Sot më datën 26. 12. 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67-vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar vetëm se trupi i viktimës është dërguar në IML.

“Dragash 26.12.2022 – 05:00. Pas një informate të pranuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, njësiti përkatës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhej në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori