Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë filluar një plan të veçantë, për të vendosur sistemin raketor Patriot në Ukrainë në “më pak se gjashtë muaj”.
Në një intervistë për Associated Press, Kuleba tha se ishte “absolutisht i kënaqur” me rezultatet e vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në SHBA javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Trajnimi i zakonshëm për përdorimin e sistemit zgjat deri në një vit, por duket se Ukraina do të jetë gati të përdorë Patriotin shumë më shpejt.
Kuleba pretendon se qeveria amerikane ka zhvilluar një program që trupat ukrainase të kryejnë stërvitjen më shpejt se zakonisht, “pa dëmtuar cilësinë e përdorimit të këtyre armëve në fushëbetejë”.
Megjithëse zyrtari ukrainas nuk përmendi një kornizë specifike kohore, ai tha vetëm se do të ishte “shumë më pak se gjashtë muaj”. Ai shtoi se trajnimi do të zhvillohet jashtë Ukrainës.
Gjatë intervistës, Kuleba theksoi se Ukraina do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar luftën në vitin 2023, shkruan Sky News.
“Çdo luftë përfundon në rrugë diplomatike. Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushëbetejë dhe në tryezën e bisedimeve”, tha Kuleba.
Ndryshe, vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA, ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës.
Gjatë udhëtimit, Ukraina siguroi një pako të re ndihme ushtarake me vlerë 1.8 miliard dollarë, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se “Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore”
Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e zotit Trump në Nju Jork
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë