LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi luftën në Ukrainë, rusja nxirret zvarrë nga autobusi

Kritikoi luftën në Ukrainë, rusja nxirret zvarrë nga autobusi

Një video amatore është filmuar brenda një autobusi në Rusi, ku një grua e moshuar shihet duke u nxjerrë zvarrë nga mjeti transportues.

Gjithçka ndodhi kur rusja e moshuar filloi të kritikojë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë nga WarTranslated, që merret ekskluzivisht me përkthimin e materialeve që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.


Ajo dëgjohet duke kritikuar veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, dhe në një moment bashkëqytetarët e sulmojnë verbalisht duke i thënë se duhet të largohet nga Rusia të shkojë të jetojë në Ukrainë.

E në një moment një burrit duket se nuk i pëlqejnë fare komentet e saj, pasi humb durimin dhe i afrohet e fillon ta tërheq zvarrë deri te dera e autobusit.

Ky nuk është rasti i vetëm që në Rusi ndëshkohen në forma nga më të ndryshmet, të gjithë ata qytetarë që shprehën lirshëm mendimet e tyre për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/