LAJMI I FUNDIT:

Ishte me të dashurën në diskotekë, kanoset edhe sulmohet fizikisht nga dy persona

Ishte me të dashurën në diskotekë, kanoset edhe sulmohet fizikisht nga dy persona
Foto: Ilustrim

Një person, është kanosur dhe sulmuar fizikisht në një diskotekë në Graçanicë.

I njëjti në ato momente kishte qenë me të dashurën e tij.


“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në diskotekë me të dashurën e tij është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është  kanosur nga vëllai i të dyshuarit”, ka njoftuat policia.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/