LAJMI I FUNDIT:

Veturës me simbolin famëkeq rus “Z” i vihet flaka në Donetsk, kamerat e sigurisë kapin momentin

Veturës me simbolin famëkeq rus “Z” i vihet flaka në Donetsk, kamerat e sigurisë kapin momentin

Në Donetsk të Ukrainës kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një veturë civile por që kishte të ngjyrosur simbolin famëkeq “Z” të ushtrisë ruse, i vihet zjarri nga një person i maskuar.

“Z” është bërë simbol i tmerrit, vrasje e përdhunimeve në Ukrainë, dhe ngado që ky simbol shfaqet pritet të ketë masakra mbi civilët dhe bombardime të ashpra, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye mjete me një simbol të tillë nuk janë të “dashur” as edhe në një vend të Ukrainës, dhe sa herë që ukrainasve u jepet rasti i shkatërrojnë ato.


Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një person i maskuar i afrohet veturës me simbolin “Z”, dhe i vë një leckë të lagur me benzinë të cilës i vë zjarrin që zgjerohet në tërë mjetin motorik.

Ndryshe luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve po vazhdojnë pas më shumë se 10 muajve, ku Kremlini po vazhdon të ketë për objektiv rrjetin energjetik të Kievit, e ukrainasit po e vazhdojnë kundërofensivën duke çliruar shumë qytete e fshatra që ishin nën kontrollin e rusëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori