LAJMI I FUNDIT:

Zelensky e quan situatën në vijën e frontit në rajonin e Donbasit “të vështirë dhe të dhimbshme”

Zelensky e quan situatën në vijën e frontit në rajonin e Donbasit “të vështirë dhe të dhimbshme”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vijat e para të frontit të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në rajonin lindor të Donbasit janë “të vështira, të dhimbshme”.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Banorët po shpenzojnë të gjitha burimet në dispozicion të tyre – dhe këto janë burime të rëndësishme – për të bërë të paktën një përparim”, ka thënë ai në fjalimin e tij të natës të hënën.

Ai falënderoi punonjësit që punuan në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve për të rikthyer energjinë elektrike në pjesë të ndryshme të vendit.


Ai tha se ndërkohë që ka ende disa ndërprerje, situata është duke u përmirësuar.

“Rreth 9 milionë njerëz janë pa energji elektrike në rajone të ndryshme të Ukrainës. Por numri dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve po zvogëlohet gradualisht. Unë jam mirënjohës për çdo person që siguroi këtë rezultat”, citohet të ketë thënë ai.

“Sot mbajta një takim të veçantë me zyrtarë të qeverisë për situatën në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Ne po përgatitemi për vitin e ardhshëm — dhe jo vetëm për muajt e dimrit. Ka kërcënime që duhen eliminuar. Ka hapa që duhen bërë dhe shteti do t’i bëjë patjetër”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas u tha njerëzve që të përgatiteshin për sulme të mëtejshme ruse ndërsa lufta vazhdon, duke thënë: “Mbrojtja ajrore po përgatitet, shteti po përgatitet dhe të gjithë duhet të jenë të përgatitur. Ju lutemi kushtojini vëmendje sirenave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori