LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shpërthen në lot teksa flet për bashkë-prindërimin me Kanye Westin: Është vërtet e vështirë

Kim Kardashian shpërthen në lot teksa flet për bashkë-prindërimin me Kanye Westin: Është vërtet e vështirë

Kim Kardashian shpërtheu në lot ndërsa diskutoi se si ka qenë bashkë-prindërimi me ish-partnerin e saj, Kanye West.

42-vjeçarja u shfaq së fundmi në ‘podcast’-in “Angie Martinez IRL” të hënën, ku u pushtua nga emocionet teksa fliste për ndarjen e katër fëmijëve me 45-vjeçarin.

Ajo shpjegoi se është përpjekur t’i mbrojë fëmijët nga vuajtjet që ka kaluar ish-çifti i famshëm, por filloi të përlotet kur krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj të rritur nga avokati i ndjerë, Robert Kardashian.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam pasur babanë më të mirë. Nuk dua të emocionohem. Ka qenë vetëm një ditë për mua. Është e vështirë. Ashtu si bashkë-prindërimi, është vërtet e vështirë, e dini”.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Ajo u divorcua nga Kanye në shkurt të vitit 2021 dhe ish-çifti janë prindër të katër fëmijëve: North, nëntëvjeçe, Saint, gjashtëvjeç, Chicago, katërvjeçe dhe Psalm, trevjeç.

“Po, por unë kisha babanë më të mirë dhe kisha kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi. Për sa kohë që ata mund ta kenë atë, kjo është ajo që unë do të dëshiroja për ta, ju e dini”, tha në vazhdimësi ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Pra, nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji. E dini, kjo është si një e vërtetë e rëndë. Nuk janë gati të merren me të”.

“Dhe kur të jenë ata, ne do t’i bëjmë ato biseda dhe unë do të jem aq e përgatitur, por deri atëherë do të bëj gjithçka për ta mbajtur jetën e tyre sa më normale”, thekson tutje ylli i “The Kardashians”.

Foto: Screenshot/YouTube

Muajin e kaluar, Kim dhe Kanye më në fund vendosën divorcin e tyre pas një beteje të shëmtuar publike që vazhdoi për gati dy vjet që kur u ndanë.

Dyshja tani kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve, planet e prindërimit dhe ndarjen e portofolit të tyre të pasurive të paluajtshme shumë milionëshe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Mes spekulimeve për divorc, Jennifer Lopez bën dedikimin për Ben Affleck

Mes spekulimeve për divorc, Jennifer Lopez bën dedikimin për Ben Affleck

Magazina
Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Kalo në kategori