LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kërkon aeroplanë, anije e tanke perëndimore – kjo është dëshira e tyre e vetme për Krishtlindje

Ukraina kërkon aeroplanë, anije e tanke perëndimore – kjo është dëshira e tyre e vetme për Krishtlindje

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andriy Melnik, ka kërkuar aeroplanë luftarakë perëndimorë, anije dhe tanke, pas premtimit të SHBA për të dërguar sistemet raketore Patriot në Ukrainë.

Ukraina është shumë mirënjohëse për “lëvizjet e reja të guximshme” të SHBA-së, tha Melnik, transmeton Telegrafi.

“Por dihet se ka ende tabu që duhen thyer. Na duhen urgjentisht tanke perëndimore, aeroplanë luftarakë, anije, sisteme raketore dhe municione. Kjo është dëshira jonë e vetme për Krishtlindje”, ka thënë ish-ambasadori i Ukrainës në Gjermani, i cili shtoi se përndryshe, lufta do të shkaktojë edhe më shumë vuajtje, vdekje dhe shkatërrim të Ukrainës.


Ai vlerësoi se presidenti rus Vladimir Putin po përgatit ushtrinë dhe qytetarët e tij për një luftë të gjatë, dhe po mobilizon të gjitha burimet që i ka në dispozicion.

“Ukrainasit janë gati të luftojnë për çlirimin e atdheut të tyre, duke përfshirë Krimenë, deri në frymën e tyre të fundit. Kjo është e sigurt, pavarësisht se çfarë do të bëjnë aleatët tanë”, theksoi ai.

Melnik refuzoi të negociojë me Rusinë dhe e quajti dëshirën e pretenduar të Kremlinit për negociata, “një bllof të plotë”.

Ai kategorikisht hodhi poshtë mundësinë që Ukraina të heqë dorë nga ndonjë pjesë e territorit të saj.

“Kievi e konsideron të papranueshme. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Melnik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori