AC Cobra, një nga makinat më ikonike dhe më të kopjuara – të performancës nga vitet 1960, pritet që të “ringjallet” në vitin 2023.
AC Cars firmë nga Mbretëria e Bashkuar, krijuesi i Cobra origjinale në partneritet me garuesin legjendë të makinave “muskulore” – dhe “babai” i modelit Ford GT40 – Carroll Shelby në SHBA, ka vendosur fotografi “teaser” dhe ka treguar planet për “ringjalljen” e saj në shekullit e 21-të.
Premtimi për një motor V8 me benzinë 490 kW, me ingranazhe manuale me gjashtë shpejtësi ose automatike me 10 shpejtësi, tregon për një lidhje të mundshme me një motor të modifikuar Ford, megjithëse kompania nuk ka zbuluar burimin e pjesëve mekanike të veturës, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Në fakt, AC Cars arriti kulmin e saj në vitet 1960, por ka prezantuar një sërë modelesh të përditësuara Cobra në vitet e fundit, duke përfshirë një me motorin 2.3-litërsh EcoBoost me katër cilindra nga Ford Mustang, dhe një tjetër model të fuqizuar nga një motor elektrik.
Firma britanike tani duket se po futet “all-in” me një “ringjallje” të një veture që tani quhet AC Cobra GT roadster, duke marrë një qasje të re me më shumë hapësirë në një kabinë me dy vende dhe një trup të përbërë nga karboni. Edhe pse ende nuk është testuar, shpejtësia nga 0 në 100 km/h është 3.6 sekonda.
Fotografitë tregojnë një makinë me një trup të lakuar Roadster shumë të ngjashëm me modelin Cobra të viteve 1960, si dhe rrathët e saj të dyfishtë të rrokullisjes në pjesën e pasme të kabinës.
AC Cars premton të zbulojë planet e detajuara për AC Cobra GT roadster në vitin 2023, atëherë kur edhe do të zbulohet prototipi i parë.
“Me një sërë opsionesh të frymëzuara nga trashëgimia e markës, si dhe një shërbim me porosi që krijon automjete unike, çdo pronar mund të vulos personalitetin e tij në Cobra-n e tij”, tha AC Cars në një deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Policia i vihet në ndjekje me helikopter, grupit që po bllokonte rrugën me makina të shpejta (Foto)
Zelensky për anëtarësimin në NATO: 800 mijë trupa ukrainase do të ishte një bonus për aleancën
Dacia Spring, vetura më e lirë elektrike – ka gjithçka që ju nevojitet
Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche planifikon riorganizimin e bordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet