LAJMI I FUNDIT:

Kishin braktisur pikat e vrojtimit, eprori rus rrah brutalisht me shkop ushtarët e tij – u jepte “leksion edukimi”

Kishin braktisur pikat e vrojtimit, eprori rus rrah brutalisht me shkop ushtarët e tij – u jepte “leksion edukimi”

Se mungon hierarkia, disiplina dhe profesionalizmi në ushtrinë ruse, është dëshmuar edhe në luftën e fundit që po e zhvillon në Ukrainë.

Në shumë raste ushtarët e Vladimir Putinit janë gjetur të dehur, duke sulmuar qytetarët, kryer vjedhje e madje edhe kanë shtënë ndaj eprorëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre thonë se në njësitë e tyre mbretëron një atmosferë kaosi, ku nuk dihet se kush komandon dhe kush zbaton urdhrat.


Në shumë përgjime dëgjohen ushtarët në radio-lidhje, duke thënë se eprorët i kanë qëlluar dhe i kanë braktisur në fushëbetejë.

Madje ata që kanë arritur të arratisen, kanë thënë se përdoren si mish për top dhe se eprorëve nuk u bën fare për ta, duke i sakrifikuar për interesa personale assesi interesa të vendit.

Një video amatore e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një epror të ushtrisë ruse i cili rrah me shkop ushtarët që kanë lënë pikat e tyre të vrojtimi.

Në këtë mënyrë “ai u jepte leksione edukimi”, duke i goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit me shkop. Gjithashtu dëgjohej duke thënë se kushdo që lëvizë që do të qëllohet menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori