LAJMI I FUNDIT:

Thierry Henry i bindur: Haaland mund të shënojë gjashtë gola në një ndeshje

Thierry Henry i bindur: Haaland mund të shënojë gjashtë gola në një ndeshje

Ering Haaland është padyshim lojtari kryesor këtë edicion në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez në vitin e tij të parë në Angli ka filluar shkëlqimin duke shënuar e asistuar pa ndalur.


Kur kanë kaluar 13 ndeshje në Angli, Haaland ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

22-vjeçari ka realizuar tre het-trika në këtë edicion me fanellën e Cityt në Ligën Premier, teksa në vetëm tre ndeshje nuk ka shënuar gola.

Gjithsesi legjenda franceze dhe e Ligës Premier, Thierry Henry mendon se Haaland do ta thyej rekordin me më së shumti gola nga një futbollist brenda një ndeshje.

“Haaland është sulmuesi i ri i shkollës së vjetër të sulmuesit. Mendoj se ai do të shënojë gjashtë gola në një ndeshje për Cityn për shkak të sasisë së rasteve që ata krijojnë”.

“A do të shënojë 50 gola në një sezon? Në kampionat jo, por në të gjitha garat jam i bindur se po”, deklaroi shënuesi më i mirë në histori të Arsenalit, Thierry Henry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori