Gati 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me coronavirus në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një vlerësimi të brendshëm nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit, raportuan Bloomberg News dhe Financial Times.
Nëse vlerësimi është i saktë, ai do të prekë afërsisht 18 përqind të 1.4 miliardë njerëzve në Kinë, dhe do të përfaqësojë shpërthimin më të madh global të coronavirusit deri më sot, transmeton Telegrafi.
Shifrat u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) gjatë mërkurës, sipas të dy mediave – të cilat cituan burime të njohura me çështjen ose të përfshirë në diskutime.
Një përmbledhje e NHC-së gjatë takimit të së mërkurës, tha se kishte të bënte me trajtimin e pacientëve të prekur nga shpërthimi i ri i COVID-19.
Si Financial Times ashtu edhe Bloomberg kanë raportuar me shumë detaje, diskutimet e autoriteteve se si të merren me shpërthimin e valës se re të coronavirusit.
Ndër vlerësimet e renditura në të dy raportet ishte zbulimi se vetëm të martën, 37 milionë njerëz u infektuan rishtazi me coronavirus në të gjithë Kinën. Ishte një dallim dramatik me shifrën zyrtare prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë.
Financial Times tha se Sun Yang, zëvendësdrejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë një konference të mbyllur, duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje.
Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së coronavirusit në Kinë, është ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan tashmë është infektuar, raportoi Financial Times.
Vlerësimet pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit, për t’i dhënë fund papritmas politikës së saj të rreptë të zero-coronavirus, që kishte qenë në fuqi për gati tre vjet.
Shifrat janë në kundërshtim të plotë me të dhënat publike nga NHC, e cila raportoi vetëm 62,592 raste simptomatike të Covid në njëzet ditët e para të dhjetorit, raporton CNN. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin