LAJMI I FUNDIT:

Tre punonjës të ekipeve emergjente në Ukrainë humbin jetën derisa pastronin fushat e minuara në Kherson  

Tre punonjës të ekipeve emergjente në Ukrainë humbin jetën derisa pastronin fushat e minuara në Kherson  

Tre pjesëtarë të ekipeve emergjente të Ukrainës kanë humbur jetën mbrëmë nga shpërthimi i një mine, derisa ishin duke punuar në deminimin e rajonit të Khersonit.

“Që të tre shërbenin në ekipin për shpëtim. Këto njësi janë të shpërndara në tërë Ukrainën është funksionojnë nën ombrellën e ministrisë së Punëve të Jashtme, duke kryer punë të ndryshme siç është denimini i territoreve të çliruara nga armikut në rajonin e Khersonit”, thuhet në kumtesën e tyre, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës 10 muaj më parë, dhe kontrollon akoma shumicën e rajonit të Khersonit. Kah mesi i tetorit, forcat ukrainase arritën sërish ta rimarrin qytetin e Khersonit.


Ekspertët e mjeteve shpërthyese prej asaj kohe po punojnë në deminimin e këtij rajonit, pasi që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse kishin minuar shumicën e objekteve, siç ka ndodhur edhe në rajone tjera.

Sipas një vlerësimi të Departamentit amerikan të Shtetit, rreth 160 mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës duhet kontrolluar dhe pastruar nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, që i bie sa gjysma e territorit të Gjermanisë.

“Do të jetë një prej sfidave më të mëdha – pra heqja e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese, që është numri më i madh i tyre që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori