LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësohen policët e bllokuar në Leposaviq

Zëvendësohen policët e bllokuar në Leposaviq
Foto: Arkiv

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq për shkak të barrikadave në veri, janë ndërruar sot gjatë ditës.

Ata kanë arritur rreth orës 18:30 në stacionin e policisë në Jug të Mitrovicës.


Sipas burimeve të KosovaPress, ata kanë udhëtuar rrugëve alternative deri në Mitrovicë.

Ndërsa nuk dihet nëse në këtë veprim ka asistuar KFOR-i, EULEX-i apo vetë Policia e Kosovës me një plan operativ të saj të përgatitur më herët.

Mësohet se ndërrimi i policëve ka ndodhur vetëm me ata që kanë qenë në Leposaviq, por jo edhe në Jarinjë.