LAJMI I FUNDIT:

Rusët protestojnë në Beograd kundër luftës në Ukrainë: Putini në Hagë, Rusia është vend terorrist

Rusët protestojnë në Beograd kundër luftës në Ukrainë: Putini në Hagë, Rusia është vend terorrist

Ka përfunduar protesta në Beograd e diasporës ruse dhe qytetarëve të tjerë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, duke kërkuar tërheqjen e ushtrisë ruse nga ai vend.

Të mbledhur nën moton, “Paqe Ukrainës, Liri Rusisë” kërkuan përfundimin e luftës, raporton N1.

Pas fjalimit në shesh, ata nisën një marshim proteste drejt ambasadës ruse, por policia nuk i lejoi të afroheshin tek ndërtesa.


Të grumbulluarit para policisë që nuk i lejonte t’i afroheshin Ambasadës Ruse thërrisnin – “Putini në Hagë”, “Liri”, “Navalny”.

Ata theksuan se dhjetëra mijëra qytetarë paqësorë të Ukrainës vdiqën dhe nuk është e mundur të dihet saktësisht sepse njerëzit u varrosën në gropa. Mes tyre, thonë ata, janë të paktën 419 fëmijë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga organizatorët e protestës, 10300 persona ndodhen në spitale pas bombardimeve dhe nuk dihet numri i ushtarëve ukrainas të vdekur.

Ata deklaruan gjithashtu se më shumë se 90 mijë ushtarë rusë vdiqën në territorin e Ukrainës dhe se mosha mesatare e të vdekurve ishte 29 vjeç.

Protestuesit theksuan 29 mijë rusë u arrestuan në protestat kundër luftës dhe se 6,350 procedime penale u filluan për shkak të deklaratave kundër luftës.

Ndryshe, gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrjet “Rusi, lirohu”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori