Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, gjatë një konference për media kanë adresuar kritika të shumta për qeverisjen në këtë qytet.
Sipas një njoftimi për media, anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Kastriot Jahaj, ka thënë se kryetari i Prizrenit gjatë një viti në pushtet nuk ka arritur të përmbushë as për së afërmi premtimet e bëra.
Tutje në njoftim thuhet se qeverisja lokale në Prizren ka shënuar vetëm regres, duke e dëshmuar edhe një herë se kjo parti ka tendenca të qarta që të zhytet thellë në veprime korruptive. Këtë e kanë dëshmuar që nga dita e parë dhe fatkeqësisht kemi disa akuza të ngritura ndaj zyrtarëve të komunës.
“Për një vit të qeverisjes të Shaqir Totajt si kryetar, Prizreni hyn në radhën e qyteteve më të ndotura në Kosovë, qytet i pa sigurt dhe me ngecje në zbatimin e rendit dhe ligjit. Abuzimet me konkurset në Arsim dhe Shëndetësi, dhe mungesa e kapaciteteve profesionale, janë shembuj që përshkruajnë më së miri kulturën e keq qeverisjes dhe abuzimit me pushtetin”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se qeverisja e PDK-së është karakterizuar me skandale në punësim dhe me dhjetëra kallëzime penale në prokurori, duke filluar nga vet kryetari Totaj, e pastaj nga dhe ndaj drejtorëve të tij. “Kallëzimet penale dhe aktakuzat e shumta që u ngritën ndaj zyrtarëve të kësaj qeverisje, janë dëshmi e shkeljeve të mëdha që po e shoqërojnë këtë qeverisje për këtë vit. Qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes, me rrugë të pa asfaltuara, trotuare të pa ndriçuara dhe me një komunikacion shumë të ngarkuar dhe të pa organizuar. Intervenimet e deritanishme që janë bërë në infrastrukturën e qytetit janë kozmetike, e me raste sa për t’i përmbushur apetitet e një pushteti të korruptuar, por asnjëherë për t’i adresuar nevojat e qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftim.
Kjo degë po ashtu i ka listuar disa nga të gjeturat e keqqeverisjes në këtë komunë. “Përpilim i mangët i Akteve Ligjore që ka rezultuar me anulimin dhe kthimin nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, dështim total në lëminë e arsimit e kompremetim i skajshëm me konkurse (hapen me vonesë, anulohen, hapen dhe prapë neglizhohen, përzgjidhen drejtor jo profesionistë shkollash, menaxherë të pa dëshmuar e militantë partiak të partive në koalicionin qeverisës), në Komisioni për përzgjedhje të Drejtoreve, anëtarët nuk e flasin Gjuhën Shqipe, në një konkurs për drejtor shkolle, pas kërcënimeve dhe shantazheve, komuna detyrohet ta anulojë konkursin dhe për qudi në konkursin e ri kërcënuesi del të jetë më i poentuari, mbetet histori në vete konkursi për stomatologë i shpallur gati një vit më parë dhe mbetet enigmë sepse ka përfunduar çdo procedurë e nuk është vendosë asgjë (sigurisht mospajtim partnerësh të koalicionit), neglizhencë e pashpjegueshme në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale. Ata kanë zhvilluar të gjitha procedurat e përzgjedhjes së rasteve sociale që nuk kanë strehë mbi kokë, pozicion buxhetor i votuar për këto raste, por që ende nuk ka filluar asnjë veprim konkret, stadiumi i qytetit “Përparim Thaqi”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë