Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Adnan Rrustemi, po i cilësojnë të papranueshme deklaratat e KFOR-it se çështja e barrikadave në veri duhet të zgjidhet me dialog.
Deputetët e LVV-së kanë kërkuar intervenim të menjëhershëm për largimin e barrikadave qoftë nga KFOR-i, qoftë nga Policia e Kosovës
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka shkruar Abrashi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar ai.
Ndërsa, Rrustemi, përmes postimit në Facebook, ka thënë se “duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë: 1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme. 2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht. 3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme. 4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog”.
Ai ka thënë se “këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje”.
“Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar ai.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, ka thënë sot se në misionin e tij të udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.
Gjenerali Ristuccia thotë se ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve palët për të ndihmuar në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, dhe për të parandaluar që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it.
Më tej gjenerali Ristuccia, ka thënë se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit.
“Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it.
Më 10 dhjetor, grupe të serbëve në veri ngritën barrikada në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it që të largojë barrikadat, ndërkaq ka thënë se ka kapacitete që këtë gjë ta bëjë edhe vetë.
Më 22 dhjetor, mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një protestë në fshatin Rudarë të Zveçanit. Ata i vendosën disa kushte për largimin e barrikadave, përfshirë lirimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj