LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku bën homazhe te varri i presidentit Rugova: Me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE i japim fund një ëndrre të nisur 33 vite më parë

Abdixhiku bën homazhe te varri i presidentit Rugova: Me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE i japim fund një ëndrre të nisur 33 vite më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të premten bëri homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, pasi sot shënohet 33 vjetori i themelimit të LDK-së.

Pas homazheve, Abdixhiku i shoqëruar me anëtarë të tjerë nga kjo parti, para mediave tha se rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ende nuk ka përfunduar.


Sipas tij, Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për t’i dhënë fund siç tha ai një ëndrre të nisur 33 vite më parë.

“E nisëm këtë ditë për të nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, njeriu që themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës. Rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë. Ky projekt i nisur 33 vite më parë vazhdon dhe ende nuk ka përfunduar, meqenëse Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe kështu t’i japim përfundim një ëndrre të nisur 33 vite më parë”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori