LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në raportin më të fundit sa i përket humbjeve ruse, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se 100.400 ushtarë rusë “janë likuiduar” nga fillimi i luftës, ku 660 prej tyre vetëm gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Kjo ministri në njoftimin më të fundit në Twitter, ka theksuar për “rastësinë e pabesueshme” për faktin se Rusia në 10 muajt e fundit ka dekoruar 100 mijë ushtarë.


Kujtojmë që pushtimi rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt, kurse prej asaj kohe rusët shumë rrallë publikojnë të dhënat për ushtarët e tyre të vrarë në luftë.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar 3003 tanke, 1978 sisteme artilerike dhe 283 aeroplanë.

“Lavdi Ukrainës! Në ditën e 302-të, rezistenca heroike e popullit ukrainas ndaj pushtimit në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse vazhdon”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori