Bashkimi Evropian ka kërcënuar Malin e Zi se do të shqyrtojë ndërprerjen e procesit të negociatave nëse vendi nuk krijon institucione funksionale dhe nuk del nga kriza e lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Paralajmërimin e kanë dërguar ministrja sllovene e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon dhe ministri austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg, të cilët sot kanë vizituar Malin e Zi.
“Kjo është një vizitë që vjen me një paralajmërim të qartë, por edhe një inkurajim që ne e sjellim në emër të kolegëve tanë. Ne dëshirojmë që ky vend të kapërcejë krizën politike dhe bllokimin politik. Paralajmërimi është – nëse ngërçi vazhdon, Mali i Zi rrezikon të humbasë hapin tjetër në rrugën drejt BE-së dhe të përfundojmë në anën e jo në atë rrugë”, theksoi Schallenberg.
Ai vuri në dukje se Mali i Zi ka qenë një model për rajonin deri më tani, por tani mund të shohim polarizimin dhe mos përparim në çështjet kyçe të reformës, raporton rtcg.
Ministrica @tfajon v Podgorici 🇲🇪: "Danes sem tu s kolegom Schallenbergom v imenu @JosepBorrellF tudi zato, ker želimo Črni gori pomagati na njeni poti v #EU in preprečiti nadaljnji zastoj v pogajanjih. #Slovenija 🇸🇮 je s svojimi izkušnjami & znanjem vedno pripravljena pomagati." pic.twitter.com/XJdUY1mqfx
— MFEA Slovenia (@MZEZ_RS) December 21, 2022
Fajon dhe Schallenberg, pas takimit me presidentin Milo Gjukanoviq, kryeministrin Dritan Abazoviq dhe kryetaren e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, theksuan se ngjarjet e fundit politike në Mal të Zi shkaktuan një krizë të thellë të institucioneve dhe kontribuuan në ngadalësimin e negociatave për anëtarësim.
Mali i Zi është në krizë politike që nga gushti, kur ra qeveria e Abazoviqit pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Pas kësaj, u formua një shumicë e re qeverisëse, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro Serb, i mbështetur nga Abazoviq, i cili propozoi Miodrag Lekiqin, ish-diplomat nga koha e Sllobodan Millosheviqit, për formimin e qeverisë së re.
Gjukanoviq refuzoi t’i jepte mandatin Lekiqit, duke pretenduar se nuk ishte i bindur që qeveria që do ta udhëhiqte kishte mbështetjen e parlamentit.
Si kundërpërgjigje, shumica në pushtet miratoi një ligj të ri për presidentin, duke e detyruar Gjukanoviqin t’ia besonte mandatin Lekiqit. Ai ligj u vlerësua si antikushtetues nga Komisioni i Venecias dhe diplomatë të bashkësisë ndërkombëtare.
Protestat masive të përkrahësve të opozitës mbahen çdo javë, të mbështetura nga presidenti Gjukanoviq, duke kërkuar tërheqjen e ligjit për presidentin dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët