LAJMI I FUNDIT:

Të rrezikosh kaq shumë për të emigruar: Një burrë i vdekur gjendet në pjesën e rrotave të aeroplanit që fluturonte nga Gambia në Britani

Të rrezikosh kaq shumë për të emigruar: Një burrë i vdekur gjendet në pjesën e rrotave të aeroplanit që fluturonte nga Gambia në Britani

Trupi i një burri është gjetur në pjesën e rrotave të një aeroplani që fluturoi nga Gambia në Britani të Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trupi i paidentifikuar i një mashkulli me ngjyrë u gjet në një aeroplan të operuar nga TUI Airways – një linjë ajrore britanike.

Aeroplani kishte fluturuar nga kryeqyteti i Gambisë, Banjul në aeroportin Gatwick të Londrës, tha zëdhënësi i qeverisë së Gambisë në një deklaratë të martën.


Policia e Sussex tha se trupi u zbulua në Gatwick rreth orës 4 të mëngjesit më 7 dhjetor.

Siç vënë në pah mediat, një fluturim nga Gambia në Britani zgjat mesatarisht 6 orë.

“Ky incident fatkeq, megjithëse i rrallë, tregon se sa të dëshpëruar janë disa njerëz deri në atë pikë sa të ndërmarrin një mënyrë kaq të rrezikshme për të emigruar”, ka thënë Rida Lyammouri, bashkëpunëtor i lartë në një organizatë me bazë në Marok e fokusuar në ekonomi dhe politika.

“Kjo nuk do t’i pengojë disa afrikano-perëndimorë të ndërmarrin përpjekje të rrezikshme për të arritur në Evropë dhe për fat të keq ne do të vazhdojmë të shohim njerëz të vdesin në Mesdhe dhe shkretëtirën Sahel”, tha ai.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë.

Në vitin 2015, autoritetet holandeze zbuluan një trup në pajisjen e uljes së një aeroplani nga Afrika në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Ndërsa në nëntor të këtij viti, tre turistët u gjetën në “pjesën që i jep drejtimin” në një anije në Ishujt Kanarie pas një udhëtimi 11-ditor në oqean nga Nigeria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori