LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

PSD kërkon amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Kuvendi duhet të ndryshojë përmes amendamenteve nenin 6 dhe nenin 16 të këtij ligji.

“Sot iu kemi drejtuar gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, përjashto ata të Listës Serbe për t’u bërë pjesë e grupit, i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetë për të filluar amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne konsiderojmë se janë dy nene shumë problematike që nuk janë në përputhje me ligji ndërkombëtar për krime lufte dhe konventat ndërkombëtare për krime lufte”.


“Njëri ka të bëjë me konventën lëndore që e trajton subjektin e ndjekjes nga kjo gjykatë e që është trajtimi prej bazës së nenit 6 ku ndiqen vetëm krimet e UÇK-së. Prandaj ne besojmë se kur krimet ndiqen vetëm prej njëra anë ose njëetnike, ajo nuk ka të bëjë me drejtësi, por padrejtësi. Rrjedhimisht duam të ndërrojmë që të kthejmë këtë gjykatë që të sillte drejtësi. Neni i dytë që duam të riformulojmë është ai 16 mbi përgjegjësinë individuale dhe komanduese në veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur”, u shpreh ai.

Molliqaj shtoi se deputetët duhet të jenë në nivel të detyrës, pasi siç tha populli i Kosovës nuk i duron padrejtësitë e Gjykata Speciale.

“Sot iu bëj thirrje gjithë deputetëve që të jenë në nivelin e detyrës, pasi ata janë përfaqësues të popullit të Kosovës. Populli është i qartë se nuk e duron këtë padrejtësi që vjen nga Gjykata Speciale. Besoj se ta shtunën do të jemi masivisht më sheshet e Prishtinës për të treguar se të gjithë jemi kundër kësaj”, deklaroi Molliqaj.

PSD të shtunën organizon protestë kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit të ish- pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa me 26 vjet heqje lirie.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori