LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzon gjeneratorin e dyqanit për t’ju dhënë mësim online nxënësve, pamjet e mësuesit ukrainas bëhen virale

Shfrytëzon gjeneratorin e dyqanit për t’ju dhënë mësim online nxënësve, pamjet e mësuesit ukrainas bëhen virale

Pavarësisht se ushtria ruse po vazhdon të bombardojë rrjetin energjetik të Ukrainës, kjo nuk po i ndalë ata që të tentojnë të vazhdojnë të bëjnë një jetë normale.

E këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i një mësuesi ukrainas, i cili në mungesë të energjisë elektrike në shtëpinë e tij, ka shkuar para një dyqani që ka gjenerator që t’u mbajë mësim online nxënësve të tij.

Ai është filmuar duke qëndruar pranë një marketi me laptop, përmes të cilit u jepte mësim online nxënësve,  transmeton Telegrafi.


Kjo video është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe për pak kohë është bërë virale.

Kujtojmë që ushtria ruse prej muajsh ka për cak infrastrukturën civile, në veçanti atë të rrjetit energjetik, që është bërë një problem i madh për ukrainasit në këto ditë të ftohta të dimrit.

Për këtë nga e gjitha bota janë aktivizuar për t’i dërguar Ukrainës sa më shumë gjeneratorë, me qëllim që t’i mbijetojnë këtij dimri të ashpër – pa ujë, ngrohje e rrymë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mediumi

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Kalo në kategori