“Drama shqipe” ishte tema e diskutimit dhe një prej takimeve të shumta letrare e organizuar në edicionin e tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, mbajtur në “Art Qendër” të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës ditën e shtunë.
Profesor Haqif Mulliqi dhe profesor Emin Z. Emini folën për zhvillimin e dramës shqipe dhe për periudhat e saj më të rëndësishme dhe të frytshme.
Mulliqi tha se për dramën shqipe më shumë flasin ata që s’e njohin sesa ata që e njohin, shkruajnë drama dhe interpretojnë drama. “Duhen mbajtur kësi takime, këso organizime, me profesorë të Fakultetit të Arteve Dramatike, për të ditur më shumë për dramën shqipe. Drama shqipe është e lidhur ngushtë me Teatrin Kombëtar. Dramat e para shqipe janë shkruar për t’u luajtur në teatër. Shkruhen edhe tash shumë, por jo të gjitha që shkruhen dhe botohen vihen në skenë. Disa, për shkak të teknikave dramatike të parelizuara mirë, nuk shfaqen në teatër. Ato, për t’u vënë në skenë, duhet të përpunohen”, tha Mulliqi.
Emini përmendi mungesën e literaturës teorike për dramën. Ai tha se ka dhjetëra libra në gjuhë të huaj për teorinë dhe praktikën e dramës, por ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, dhe studiuesve, studentëve, dramaturgëve, kujtdo që merret me studimin dhe shkrimin e dramës, u duhen shumë. “Drama shqipe, ashtu si kohë më përpara, edhe sot shkruhen shumë, por botohen pak. Ndoshta për shkak të cilësisë më të dobët. Në konkursin për dramën shqipe ‘Katarina Josipi’ çdo vit aplikojnë 20-30 dramaturgë. Një vit pas, një ose dy prej atyre dramave botohen. Asnjë më shumë. Çfarë na tregon kjo. Se cilësia e tyre mund të jetë e dobët. Dramaturgët shprehin pasiguri të botimit të tyre. E çfarë duhet bërë që ato drama të botohen dhe një ditë të vihen në skenë? Duhet të përpunohen. Drama është medium për publikun. Është medium skenik. Vendin e ka në teatër”, tha profesor Emini.
Në dy vitet e fundit juria për çmimet e dramës shqipe “Katarina Josipi” nuk e ka dhënë çmimin e parë, me arsyetimin se nuk ka pasur cilësi të mirë. Por me këtë arsyetim nuk u pajtuan profesorët Mulliqi dhe Emini, të cilët thanë se, edhe pse, ndoshta, nuk ka pasur cilësi të mirë, çmimet duhet të jepen sepse nëpërmjet tyre motivohen dramaturgët të shkruajnë drama.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe botues, shkrimtarë dhe studentë të dramaturgjisë, të cilët shprehën idetë e tyre për dramën e sotme shqipe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Brutalisti dhe e vërteta mbi luftën e nazistëve kundër arkitektëve “të degjeneruar”
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
JO FORT E LEHTË ...
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale