Opozita në Maqedoni: Fajin për rënien e besimit në institucione e mbart pushteti
Opozita fajëson pushtetin për rënien e besimit të qytetarëve në institucione. Sipas OBRM-PDUKM-së, qytetarët dëshmuan se qeveria nuk është duke lëvizur në drejtim të duhur dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
“Ajo që e tregon situatën reale në shtet dhe se sa shteti është i pakënaqur me punën e kësaj qeveria është treguar në anketën e IRI-t në pyetjen “A mendoni se Republika e Maqedonisë shkon në drejtimin e duhur” dhe 58% e të anketuarve thonë se nuk shkon në drejtimin e duhur. Këtu bëjnë pjesë edhe ata që janë përcaktuar për BDI-në, për LSDM-në, për partitë e tjera, për Të Majtën dhe OBRM-PDUKM-në. Dhe, çdo ditë dëgjon anëtarët dhe përfaqësuesit e qeverisë që mburren se e janë përballuar mirë me krizën energjetike, ekonomike, madje edhe me atë të KOVID. Por hulumtimi i IRI-së tregon se qeveria ka një perceptim të gabuar, ata thjesht nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se duhet të punohet në rikthimin e besimit duke treguar rezultate në realizimin e politikave.
“Ky është një rezultat i një realiteti me të cilin ballafaqohemi. Unë do të kisha dashur që të ketë qasje serioze të të gjithë bartësve të institucioneve publike duke nisur nga institucionet qendrore, qeveria dhe gjyqësori, sigurisht edhe institucionet e tjera që dalëngadalë ne të rikthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet. Politikisht nuk është fokusi jonë tek rejtingu, tek matjet e opinionit publik, fokusi jonë është që të zhvillojmë politikat partiake në drejtim të promovimit të ofertës tonë politike por njëherësh edhe të rezultateve që duam të tregojmë në pushtetin lokal aty ku jemi, në Tetovë dhe Zhelinë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Aleanca për Shqiptarët thotë se keqqeverisja dhe korrupsioni janë arsyet e rënies së besimit.
“Politizimi i institucioneve shtetërore, sidomos këto 20 vitet e fundit, e bën të veten. Kolapsi i sistemit të drejtësisë dhe pandëshkueshmëria për shkak të politizimit të gjyqësorit, paafatësia e Qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve për më tepër investime, vende të reja pune dhe për t’u përballur me krizën ekonomike dhe energjetike, kanë ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Të gjitha këto kanë një sqarim të vetëm: keqqeverisja dhe korrupsioni po pengojnë zhvillimin normal të shtetit dhe rrisin dëshpërimin tek qytetarët”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?