LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Duhej të prisnim sinjale nga ambasada amerikane për të kuptuar se gjendja në gjyqësorë nuk është e mirë

Ziberi: Duhej të prisnim sinjale nga ambasada amerikane për të kuptuar se gjendja në gjyqësorë nuk është e mirë

Avokati i Popullit Naser Ziberi personalisht dyshon se ka vullnet, kapacitet dhe burime të mjaftueshme në institucionet kompetente për të ndryshuar situatën me besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.

Ziberi, duke komentuar anketën e IRI-së për rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësor, në konferencën e sotme për media, ka sqaruar se këtu para së gjithash e ka fjalën për Këshillin Gjyqësor Republikan dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Pa ndonjë rol më aktiv të të gjitha segmenteve të qeverisë. E kam fjalën për Qeverinë, Kuvendin, Gjyqësorin, nuk ka gjasa të ketë ndonjë përmirësim më serioz. Duhet të prisnim të na sinjalizonin dhe të na kritikonin Ambasada Amerikane, BE etj., për të na bërë të vetëdijshëm se gjendja nuk është e mirë”, tha Ziberi.


Lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e drejtësisë, Ziberi theksoi se numri më i madh i parashtresave në institucionin e Avokatit të Popullit vijnë nga kjo fushë, pra gjyqësori, gjykatat themelore, përmbaruesit, avokatët, noterët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori