Numri i furnizuesve të pjesëve të veturave në SHBA, të cilët janë kapur në skandalin e punës me fëmijë është zgjeruar, kjo duke u bazuar tek agjencia e lajmeve Reuters dhe magazina e industrisë së veturave Automotive News.
Është raportuar se të paktën katër kompani amerikane që furnizojnë me pjesë dhe që janë në pronësi të gjigantit koreano-jugor të makinave Hyundai-Kia janë kapur në skandalin që fillimisht u zbulua në korrik të vitit 2022.
Në fillim të këtij viti, autoritetet në SHBA u alarmuan për raste të shumta të përdorimit të punës me fëmijë në një degë të furnizimit me pjesë të gjigantit të makinave Hyundai-Kia, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Objekti i stampimit të metaleve – i njohur si SMART – ndodhet në Luverne të Alabama-s dhe furnizon linjën e montimit të Hyundai në SHBA për SUV-të si Hyundai Santa Fe dhe Hyundai Tucson, dhe vetura të tjera të këtij grupi.
Hetimi fillestar nga agjencia e lajmeve Reuters zbuloi fëmijë të moshës 12 vjeç të cilët punonin në fabrikën e prodhimit të pjesëve Hyundai-Kia, për të cilën më parë është konstatuar se ka bëre shkelje mbi rregullat e “rreziqeve për shtypje dhe amputim”.
Tani, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me shkelje të tjera që përfshijnë furnizues të tjerë të pjesëve të Hyundai-Kia.
Automotive News raportoi gjatë fundjavës se një tjetër furnizues i pjesëve Hyundai-Kia – në pronësi të Hwashin America Corp dhe me qendër në qytetin jugor të Alabamës, Greenville – dyshohet se kishte punësuar një vajzë 14-vjeçare nga Guatemala në fillim të këtij viti te sektori i montimit të komponentëve të trupit të automjetit, kjo duke u bazuar tek intervistat me familjen e saj dhe te raportet nga forcat e zbatimit të ligjit, vënë në dukje mediet amerikane.
Mediat me bazë në SHBA thonë se autoritetet kanë hetuar të paktën 10 furnizues pjesësh në Alabama që punojnë për ose janë në pronësi të Hyundai-Kia. Deri më sot, katër nga ato 10 fabrika janë identifikuar se mund të kenë punësuar punëtorë të mitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
Kia zbulon specifikimet teknike të modelit të ri, ai ka përmirësime në fuqi
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Jaguar publikon pamje të konceptit të ardhshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje