Eurobarometer thotë se rritja e çmimeve të energjisë ka ndikuar në fuqinë blerëse të 85 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian.
Derisa 56 për qind besojnë se rritjet e fundit të çmimeve janë kryesisht rezultat i sjelljes agresive të Rusisë, 38 për qind nuk pajtohen.
Sipas sondazhit, 82 për qind e qytetarëve duan që BE-ja të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të reduktuar varësinë e saj nga karburantet fosile ruse sa më shpejt të jetë e mundur.
Një shumicë e madhe beson se lufta ruse kundër Ukrainës i bën investimet në burimet e rinovueshme të energjisë edhe më urgjente dhe 83 për qind besojnë se çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të varet nga çmimi i gazit.
Pothuajse gjysma e të anketuarve, 49 për qind, besojnë se masat e marra nga BE-ja për përmirësimin e situatës ekonomike do të kenë ndikim pozitiv, 18 për qind se do të kenë ndikim negativ dhe 22 për qind se nuk do të kenë ndikim.
Sondazhi konfirmon se opinioni publik në BE mbetet në masë të madhe në favor të masave të marra në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.
Kështu, 88 për qind mbështesin ndihmën humanitare, 71 për qind mendojnë se është mirë që BE-ja vendosi sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe 70 për qind mbështet mbështetjen financiare për Ukrainën.
Ndalimi i medieve në pronësi ruse miratohet me 63 për qind, ndërsa blerja dhe dërgimi i pajisjeve ushtarake në Ukrainë merr një vlerësim pozitiv nga 59 për qind e qytetarëve të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe