LAJMI I FUNDIT:

Barrikadat në veri, filmohen persona të armatosur me kallashnikovë

Barrikadat në veri, filmohen persona të armatosur me kallashnikovë

Në një video amatore të publikuar në rrjetet sociale, shihen se në barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Mitrovicës, ka persona të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.

Videoja e shpërndarë në Twitter nga Istraga B, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi, transmeton Telegrafi.


Aty shihen persona të armatosur duke qëndruar pranë barrikadave, si dhe u shihen kallashnikovët që i mbajnë pa as edhe drojën më të vogël.

Madje përmes një telefoni dëgjojnë lajmet në gjuhën serbe, kurse pakot me shenjat nga qendra “humanitare” ruso-serbe nga Nishi janë të palosura njëra mbi tjetrën pranë tyre.

Personat e armatosur kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur kurse armët gjatë tërë kohës i mbanin me vete. /Telegrafi/