Nëse jeni thinjur herët, kjo nuk do të thotë domosdo se është nga stresi – është një rrezik shumë më i madh!
Simptomat e padëmshme flasin që shëndeti është rrezikuar
Nëse jeni thinjur herët, kjo mund të tregojë probleme me gjëndrën tiroide – tiroiditi dhe hipotireoza, thonë ekspertët.
Gjithashtu, shfaqja e hershme e thinjave mund të tregojë edhe për stresin e përjetuar dhe mungesën e gjumit.
Kur themi që dikush herët ka filluar të thinjet. Sipas ekspertëve, tregues i qartë që herët keni filluar të plakeni është kur qimet e bardha shfaqen në moshën 25 – 20 vjeç, transmeton Telegrafi.
– Shkaktari kryesor i flokëve të thinjura është stresi oksidativ, domethënë grumbullimi i radikaleve të lira në trup për shkak të ngarkesës së shtuar të sistemit mbrojtës andioksidativ apo shterimit të këtij sistemi”, shpjegojnë ekspertët.
Ndër faktorët të cilët çojnë deri në zbardhje të hershme flokësh, mjekët i theksojnë mungesën e gjumit, ankthin, stresin, ambientin joadekuat jetësor, ushqimin dhe shprehitë e këqija të jetës.
Me kalimin e kohës, stresi oksidativ luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arterosklerozës, hipertensionit dhe, në terma afatgjatë, sëmundjeve koronare të zemrës, infarktit të miokardit, goditjes në tru dhe proceseve degjeneruese në tru.
Tiroiditi autoimun dhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë gjithashtu thinja të parakohshme të flokëve.
“Për të ndaluar shfaqjen e papritur të flokëve gri, është e domosdoshme të mbani nën kontroll hipotiroidizmin, si dhe të siguroheni që të ketë një nivel optimal të mikroelementeve të nevojshëm në trupin tuaj: hekur, zink, bakër, selen, kalcium, vitamina B. B6, B9, B12), aminoacide (tirozinë, fenilalaninë)…”, theksojnë ekspertët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës