LAJMI I FUNDIT:

Avokati Musa: Vendimi për dënimin e Mustafës është i padrejtë

Avokati Musa: Vendimi për dënimin e Mustafës është i padrejtë

Avokati Skender Musa ka thënë se vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës është i lartë dhe sipas tij, procedura penale në të cilën është zhvilluar ka pasur të meta të mëdha dhe lëshime procedurale.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale dhe krahasimeve që po i bëni me të akuzuarit për krime lufte në Republikën ish-Federative të Jugosllavisë, kanë dënime shumë më të ulëta”, ka thënë Musa, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas tij, nuk duhet humbur shpresa për ulje të dënimit sepse është shkalla e parë dhe është shkalla e Apelit.


“Nuk duhet t’ia lëmë fajin trupit gjykues, nëse nuk janë sfiduar të gjitha provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë, dhe nëse provat nga ana e mbrojtjes nuk janë paraqitur në momentin e duhur, dhe nuk kanë këmbëngulur që këto prova ta fitojnë peshën e njëjtë si provat nga ana e Prokurorit të Shtetit”.

Avokati Musa ka potencuar se vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës është i padrejtë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, më 16 dhjetor e shpallën fajtor Mustafën për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, duke i shqiptuar dënimin me burgim prej 26 vitesh.

Ndryshe, dënimi ndaj Salih Mustafës ishte i pari vendim i shqiptuar për akuzat për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi e senatorit zviceran, Dick Marty. Më 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e kësaj gjykate.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori